Çfarë përfaqëson vlera e NPK-së?
Si kultivues ju dëshironi të aplikoni sasinë e duhur të ushqyesve për bimët tuaja. Vlera e NPK-së mund t'ju ndihmojë për këtë. Zakonisht mund ta gjeni në paketimin e plehrave dhe kjo tregon se sa azot, fosfor dhe kalium përmban. Vlera e NPK-së ju mbështet në mbajtjen e prodhimeve tuaja të shëndetshme.
Azoti - N
N (Azoti) është simboli për azotin. Azoti siguron që gjethet dhe rrjedhjet të kan një njgyrë te hijeshme jeshile. Kjo kontribon në rritjen e bimës. Nëse kultura juaj përmban shumë pak azot, gjethet do të kanë një ngjyrë të verdhë. Tepër shumë azot gjithashtu nuk është mirë. Në këtë rast bimët tuaja do të dobësohen dhe bëhen më të ndjeshme ndaj sëmundjeve, kërpudhave, acarit dhe dëmtuesve.
Fosfori - P
P (Fosfori) është simboli për fosforin. Fosfori përmirëson ndër të tjera frymëmarrjen, furnizimin me energji, zhvillimin e rrënjëve, lulëzimin dhe afatin e ruajtjes të kulturës. Nëse bima juaj përmban pak fosfor, gjethet do të bëhen ngjyre vjollcë ose blu dhe rrënjët anësore nuk do të rriten mirë. Bima mbetet e vogël. Fosfori i tepërt shfaqet shumë rrallë. Nëse rast të tillë, ajo mund të dëmtojë indirekt bimën për shkak të mungesës së mikroelementëve.
Kaliumi - K.
K (Kaliumi) është simboli për kaliumin. Kaliumi përmirëson, ndër të tjera, transportin e karbohidrateve dhe ujit, qëndrueshmërinë e bimës, formimin e frutave, formimin e rrënjëve dhe fortësinë e bimës. Mungesa e kaliumit ndikon në formimin e rrënjës dhe bima do të duket e dobët. Nëse ka një tepricë kaliumi, përqendrimi i kripës është shumë i lartë dhe bima mund të thithë më pak lëndë ushqyese.
Kështu lexohet vlera e NPK-së
A ka paketimi i plehut tuaj për shembull një vlerë NPK 29-18-9? Atëherë do të thotë që plehra përmban 29 përqind azot, 18 përqind fosfor dhe 9 përqind kalium. Bimët tuaja kanë nevojë për të tre lëndët ushqyese, por ka faza të ndryshme në të cilat gjindet bima juaj. Ju duhet te aplikoni një sasi të ndryshme të lëndëve ushqyese në secilën fazë. Për shembull, bima juaj ka nevojë për më shumë azot në fazën e rritjes dhe më shumë kalium në fazën e lulëzimit.
Keshilla personale
Nëse keni pyetje në lidhje me vlerën e NPK-së dhe dëshironi të dini sa lëndë ushqyese ju duhen bimëve tuaja? Ju vijmë në ndihmë me kënaqësi dhe ju ofrojmë këshilla personale. Lini emrin tuaj, adresën e postës elektronike dhe pyetjet tuaja në formën e kontaktit. Ne do t'ju ndihmojmë sa më shpejt të jetë e mundur.